Njëri ndër Dj më të famshëm në botë, John Digweed, performancat e të cilit janë të preferuarat në klubet e mbarë botës, do të vizitojë Prishtinën këtë fundjavë, njfton Klan Kosova.
Ai do të jetë prezent për të performuar në festivalin e muzikës elektronike "Zone Fest".
Digweed, me prejardhje nga Anglia, do të performojë me datën 3 dhe 4 qershor në Zone Club, ku edhe do të mbahet festivali i lartpërmendur "Zone Fest".
Përveç Digweed, këtu do të performojnë edhe artistë të ndryshëm vendor e ndërkombëtarë si Magda, Steve Lawler, Erti Lutaj, Likatek, Guti Live, Matthias Tanzmann e shumë të tjerë.
Zone Fest, i përkrahur nga Win Music Freedom, është festivali i parë 48 orësh, që mbahet në Prishtinë.
“Është hera e parë që në Kosovë organizohet një festival i llojit të tillë. Zone Fest do të zgjasë 48 orë, duke filluar nga dita e premte deri të dielën pasdite. Këtu do të performojnë 24 Dj në dy skena të ndryshme”, ka deklaruar njëri nga organizatorët e festivalit, Petrit Kllokoqi për klankosova.tv.
Ndër të tjera Kllokoqi ka shtuar, që pritet që festivalin ta vizitojnë rreth 6,000 mysafir.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.