Lajmet e fundit

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të Korçës kanë ndaluar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Gesti Pici, banues në qytetin e Korçës.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë më datën 24 korrik 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal”.
Ndërsa, materialet procedurale i kanë kaluar Gjykatës të Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.Shekulli.al