Në orët e hershme të së enjtes, në Podujevë një objekt u përfshi nga zjarri.
Sipas policisë, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një auto-servis. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.