Lajmet e fundit

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, sot organizon protestë në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në konferencën e djeshme të mbajtur në selinë e degës, kryetari i këtij subjekti në Pejë, Fatmir Gashi ka shpalosur agjendën për protestën që mbahet të shtunën në ora 13:00 në qendër të Pejës në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gashi ka vlerësuar që tashmë, pasi që Serbia ka dorëzuar dosjet është vërtetuar se ndalimi i Ramushit është krejtësisht politik.