27.08.2016 · përditësuar para 3627 dite1 min lexim
Në qytetin e Pejës duke filluar nga ora 12:00 të shtunën do të mbahet protestë gjithë popullore kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrjen në protestë e kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.
Protesta është thirrur nga përfaqësues të komunave që preken nga vija kufitare. Sipas tyre, ata humbin tokë me shënjimin e ri të bërë nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për Demarkacionin.
Një protestë tjetër për këtë çështje është thënë se do të mbahet edhe me një shtator – ditën kur pritet të votohet për ratifikim të Demarkacionit – nga Lëvizjes Vetëvendosje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.