08.10.2017 · përditësuar para 3220 dite1 min lexim
Policia e Kosovës ka raportuar se ditën e djeshme kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje dhe në të dyja këto raste bëhet fjalë për sulme verbale e fizike të bijve ndaj baballarëve të tyre, njofton Klan Kosova.
Një nga rastet ka ndodhur në Pejë, kur policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur verbalisht babanë dhe motrën e tij.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast përafërsisht i ngjashëm ka ndodhur në Istog ku një shtetas i Kosovës, por me nacionalitet serb, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e vetë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.