Lajmet e fundit

Në fshatin Sigë të Pejës është arrestuar një person nën dyshimit se i njëjti ka vjedhur dele në një shtëpi.
"Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se së bashku me dy të dyshuar ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe nga aty ka vjedhur tri dele"
" Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa delet i janë kthyer pronarit", bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.