Botime të reja, libra me ulje, seminare, dhënie çmimesh, biseda me autorë do vazhdojnë përgjatë 5 ditëve me rastin e edicionit të 27-të të Panairit të Librit në Tiranë.
Si çdo vit të pranishme me botimet e tyre të reja e të vjetra do të jenë shtëpitë botuese, të cilat të vendosura në tenda në dy katet e Pallateve të Kongreseve, ofrojnë për lexuesit libra me çmime të reduktuara, transmeton klankosova.tv.
Ceremonia e hapjes së panairit siç shkruan Euronews.al, do mbahet këtë të mërkurë në orën 11:00 në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.