Lajmet e fundit

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Qytetari, Dimitris Avramopolos, do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë me fillim nga ora 15:00, njofton Klan Kosova.
Avramopolos do të flasë për publikimin e raportit të tretë të progresit për Kosovën, në përmbushjen e detyrave dhe kërkesave për liberalizimin e vizave.
Në konferencë do të jetë pjesëmarrës dhe kreu i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar.