Të premten në mesditë, në Prishtinë u gjet një person i vdekur.
Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet në një objekt të pabanuar, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.