Lajmet e fundit

Trupat e 34 emigrantëve, përfshirë 20 fëmijë, janë gjetur në Sahara, pranë kufirit me Algjerinë, thanë zyrtarët të enjten, duke shtuar se ka shumë të ngjarë se ata kanë vdekur nga etja pasi trafikantët i kishin braktisur.
Qeveria e Nigerit ka deklaruar se trupat e emigrantëve u gjetën në afërsi të qytetit të vogël Asamaka, raporton BBC.
Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Muhamed Bazum tha se atje u gjetën trupat e nëntë grave, pesë burrave dhe të tjerë ishin fëmijë.
Supozohet se ata kanë vdekur në periudhën midis 6 dhe 12 qershorit, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani vetëm dy persona janë identifikuar si qytetarë të Nigerisë.