Lajmet e fundit

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi ka një kohë të gjatë që kalon ditët pa prezencën e nënës së saj.
Por ndonëse vdekja e nënës e tronditi atë shumë, nuk ka hezituar të bëj një dedikim të thjeshtë por kuptimplotë për të, njofton Klan Kosova.
''Jeton në mua'' është mesazhi i saj prekës të cilën ajo e ka publikuar në Instagram, fjalë që përkojnë dhe me projektin e saj më të ri që përçon mesazh nga brendësia teksa çdo ditë pasi ndjen mungesën e nënës së saj.
Ajo tashmë ka realizuar këngën ''Jeton në mua'' që u publikua me rastin e 8 Marsit, njofton Klan Kosova.