Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë është hapur Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018, që tashmë është bërë tradicional dhe organizohet nga nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi”.
Në panairin e sivjetmë marrin pjesë edhe nxënësit e shkollave tjera të mesme të Mitrovicës.
Anëtarët e Këshillit organizativ Rexhep Avdiu dhe Endrit Haliti thanë se në panair do të tregohen vlerat e nxënësve që kanë arritur në lëndët shkollore si Kimi, Fizikë, Biologji, Astronomi dhe sektori multimedial e teknologji, ato nga kultura e muzika dhe trashëgimia kulturore etj, si dhe do të ketë aktivitete nga fusha e bamirësisë.
Panairin e vizituan edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci.
Në panair, i cili do të zgjas tri ditë, po marrin pjesë rreth 200 nxënës, të organizuar në 28 sektorë. Panairi qysh në ditën e parë zgjoi interesim të madh tek të rinjtë dhe qytetarët tjerë të Mitrovicës. Organizatorët presin që panairin ta vizitojnë rreth 6.000 qytetarë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.