Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka marrë pjesë në një tubim të organizuar nga dega e kësaj parti.
Ky tubim ishte bërë me rastin e hapjes së lokalit të ‘Fillimit të Ri’ në Mitrovicë, shkruan Veriu.Info, portal nga qyteti i Mitrovicës.
Veseli në fjalën e tij pohoi se rinia nuk është vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e Kosovës.
“Nga turi i dëgjimit kam parë nga rinia një atdhedashuri për vendin. Kosova ka nevojë sot për zhvillim ekonomik dhe vende të lirë të punës. Pra, ky është koncepti i fillimit të ri”, tha Veseli.
Ndërsa, kryetari i PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, tha se dega që ai drejton ka bërë përgatitjet e duhura dhe është e gatshme të punoj edhe në mënyrë më dinamike.
Ndryshe, nga Mitrovica në kuadër të listës së PDK-së garojnë: Rrustem Musa, Drita Kadriu dhe Abdyl Salihu, përveç vet Veselit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.