Lajmet e fundit

Besimtarë katolikë mesnatën e së enjtes , e mbajtën Meshën e Vigjiljes së Kërshëndellave në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Me këtë rast, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, bëri thirrje për bashkim , dialog dhe rezistencë kundër së keqes.
I pari i Ipeshkvisë së Kosovës foli edhe për situatën e kijuar në vend me ç`rast theksoi se edhe Ipeshkvia e Kosovës ndihet bashkëfajtore, siç tha ai, në nivelin e përgjegjësisë qytetare.
"Për këtë gjendje të krijuar ndihemi edhe ne bashkëfajtor në nivelin e përgjegjësisë qytetare"
" Duam të konstatojmë se vazhdimi në këtë logjikë krijon anarki, lë në mjerim qytetarin, e ngrin respektin e miqve" ka shtuar ai.
Ndërkaq, sa i përket shpalljes së Nënës Terezë shenjtore nga ana e Vatikanit vitin e ardhshëm, ai potencoi se me shpalljen shenjtë të saj viti ardhshëm, do jetë vit hiri për të gjithë botën, dhe siç tha ai"jo vetëm për ne, pasi tek Zoti mund të lutemi edhe shqip", transmeton Klan Kosova.