Lajmet e fundit

Nuk është e zakonshme që ariu i murrmë që jeton në viset malore të Kosovës, të shihet duke shëtitur në mes të dimrit.
Mirëpo në Pustenik të Hanit të Elezit, është fotografuar e filmuar një ari në mes të rrugës.
Të enjten një ari është parë duke kaluar rrugën dhe është filmuar nga Samet Ballazhi, një shikues i Klan Kosovës, i cili më pas e ka dërguar videon në redaksi.
Që një ari të shihet i lirë në natyrë në kohë dimri, është diçka e pazakontë, për shkak se arinjtë janë kafshë që i nënshtrohen procesit të “Hibernetimit” (një gjendje e pasivitetit dhe depresion i metabolizmit gjatë të cilit disa kafshë të caktuara në familjen e të cilave hyn ariu, bien në gjumë të thellë dimëror dhe nuk zgjohen deri në pranverë).