Lajmet e fundit

Sot shënohet 70 vjetori i Deklaratës së Schuman, deklaratës që njihet si një pikë fillimi drejt BE-së siç e njihet sot.
“Dita e Europës” e BE-së u prezantua në vitin 1985 nga Komunitetet Europiane (organizata paraardhëse e BE-sw), njofton Klan Kosova.
Kjo ditë përkujton Deklaratën Schuman të 9 majit 1950, të paraqitur nga ministri francez Robert Schuman, e cila propozoi bashkimin e industrive të qymyrit dhe çelikut të Francës dhe Gjermanisë Perëndimore. Kjo çoi në krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, Komuniteti i parë Evropian, i themeluar më 18 Prill 1951.
Qëllimi ishte të lehtësonte integrimin europian duke nxitur një identitet pan-europian midis popullsisë së vendeve anëtare të KE-së. Këshilli Europian miratoi "Ditën e Europës" së bashku me flamurin e Europës dhe simbole të tjera në 29 qershor 1985 në Milano.
Komisioni Europian në faqen zyrtare në Twitter ka shpërndarë videon e Schuman duke thënë se “vetëm përmes unitetit dhe solidaritetit ne jemi në gjendje ta ruajmë projektin europian. Së bashku jemi më të fortë”.
https://twitter.com/EU_Commission/status/1259000144881684480
Po ashtu, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka shpërndarë një video të udhëheqësve të vendeve anëtare, që festa e 9 majit 2020 i ka gjetur të ngujuar në kufijtë e tyre, duke uruar dhe përçuar porositë virtualisht.
https://twitter.com/eucopresident/status/1259016596800057344