Lajmet e fundit

Muzeu i Kujtesës dhe Tolerancës në Meksiko City ka zbuluar një altar për të nderuar gazetarët e vrarë në mes të 2005 dhe 2015 të vendit para festimeve të Ditës së Vdekjes.
Me kujtime të larta dhe për të nderuar gazetarët meksikanë monumenti u përurua duke kërkuar mjaft tolerancë për të gjithë gazetarët kudo në botë.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Meksika rënditet e shtata në listën e vendeve anembanë botës që kanë parë gazetarë të vrarë qysh kur grupi filloi të listoi skeda në vitin 1992.
Ndërsa punët më keq në këtë kategori i kishin Iraku, Somalia dhe Rusia mirëpo edhe tjera vende nuk përjashtohen, transmeton Klan Kosova.
Ky altar i ngritur ka për qëllim të krijojë ndërgjegjësimin në lidhje me rrezikun që u kanoset gazetarëve dhe problemet të cilat këta të fundit ballafaqohen gjatë kryerjes së punës së tyre.