Lajmet e fundit

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot në fshatin Shkozë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Salih Bytyçi nga ky fshat.
Zbulimin e bustit e bënë, djali i dëshmorit dhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj.
Paraprakisht, u mbajt edhe një akademi, kushtuar dëshmorit Salih Bytyçi, ku u fol për jetën dhe veprën e dëshmorit.
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, duke folur me këtë rast, tha se “njerëzit si Salihu, ia rritën emrin vendit dhe ne ju jemi mirënjohës për jetë. Populli ynë, ka luftuar me gjenerata të tëra, deri në fitimin e lirisë dhe të gjithë ata që ranë për vendin, si Salihu, do të kujtohen përgjithmonë”, transmeton Klan Kosova.