Ambasadori i Kosovës në Holandë Lirim Grejqevci, ka njoftuar se një donacion nga Holanda për të ndihmuar Kosovën në luftë me koronavirusin tashmë kanë mbërritur.
Grejqevci tha se këto do ta ndihmojnë Kosovën për të përballuar me Covid-19.
“Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, Ambasada e Kosovës në Holandë ka organizuar nisjen e një donacioni me materiale mjekësore, me destinim QKUK-në në Prishtinë. Donacioni, pas shumë pengesave gjatë rrugës, ka mbërritur në Kosovë, dhe nesër do t’i dorëzohet Klinikës Infektive në Prishtinë”.
Njoftimi i plotë:
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.