Lajmet e fundit

Një person ka raportuar në policinë e Lipjanit se derisa ishte duke prishur dy shtëpi të vjetra me ekskavatorë ka hasur në mjete të dyshuara.
Policia njofton se kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim, kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes dy granata dore dhe gjashtë raketa të dorës M-60 në mënyrë të sigurt dhe i kanë marrë ato me vete, transmeton Klan Kosova.