Lajmet e fundit

Gjykata e Lezhës, pas 5 vitesh gjyqe dhe 25 seancash, më në fund e dha vendimin ndaj një grupi komisionerësh në fshatin Dajç të cilët u akuzuan se manipuluan zgjedhjet vendore në vitin 2011.
Sipas Gjykatës, kryetari, nënkryetari dhe sekretari i qendrës së votimit numër 0697 në Dajç të Lezhës, dënuan me nga 1 vit e tre muaj burg dhe me heqjen e së drejtës për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.
Ndërsa disa komisionerë të votimeve në qendrën 0700 në fshatin Kotërr u dënuan nga 6 muaj deri në një vit burg gjithashtu edhe me nga 100 mijë lekë gjobë.
Komisionerët u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim pasi lejuan hedhjen në kuti të votave të personave, të cilët sipas sistemit TIMS asokohe rezultonin jashtë Shqipërisë, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.
Pas zgjedhjeve të vitit 2011 ish-kandidati socialist bëri padi për manipulime dhe paraqiti fakte të cilat pas 5 vitesh u gjetën të vërteta nga ana e gjykatës.