Policia sot ka asistuar në lirimin e hapësirave të uzurpuara të Komunës së Leposaviqit.
Me këtë rast, në kuadër të këtij aksioni janë mbyllur institucionet paralele të Serbisë, që kanë funksionuar ilegalisht atje.
Kërkesa është bërë nga kryetari Lulzim Hetemi.
Në njoftimin e organeve të rendit, këto hapësira në pronësi të Komunës së Leposaviqit ishin të uzurpuara nga institucione paralele të Serbisë, që funksiononin jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.
"Me këtë rast, në kuadër të këtij operacioni policor, janë mbyllur institucionet paralele të Serbisë të ashtuquajtura “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, në kuadër të të cilave kanë funksionuar disa zyra", thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.