Lajmet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës sot do të hidhet në votim rezoluta kundër korrigjimit të kufijve e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar në seancën e djeshme nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të mos votohet kjo rezolutë për shkak të kuorumit.
Gjatë së mërkurës mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me vetëm një pikë të rendit të ditës, debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi dhe tema e korrigjimit të kufijve.
LDK ka propozuar që në rezolutën e saj që t’ia ndalojë secilit të flasë me Serbinë për çështjen e kufijve.
Seanca e jashtëzakonshme është karakterizuar me përplasje, mospajtime dhe debate të gjata mes deputetëve lidhur me këtë temë dhe jo vetëm.
Pas futjes në votim të rezolutës, Kuvendi do të vazhdojë punimet me seancë plenare e cila në rend dite ka 22 pika: