03.08.2017 · përditësuar para 3286 dite1 min lexim
Në sallën e Kuvendit të Kosovës, tashmë mungojnë vetëm deputetët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, njofton Klan Kosova.
Deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të koalicionit LAA tashmë kanë zënë vendet e tyre, ndërsa seanca ishte parapara të fillojë në orën 10:00.
Akoma nuk janë bërë të ditura arsyet e vonesës së seancës, por thuhet se deputetet e PAN, akoma janë në një mbledhje.
Ndërsa ende nuk dihet se a do të jetë zyrtarisht Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.