Lajmet e fundit

Nën patronatin e kryetparlamentarit, Kadri Veseli nesër Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bëjnë hapjen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, me rastin e 25 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.
Me këtë rast, Veseli do të mbajë një fjalë rasti.
Poashtu, fjalë do të mbajnë edhe Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Blerta Deliu - Kodra, kryetare e Grupit të Grave Deputete, transmeton Klan Kosova.