Lajmet e fundit

Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla më korrik 9. Kjo ditë kujton botën që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo adekuate dhe armët e paligjshme paraqesin rrezik për sigurinë.
Siç bën të ditur ministria e Punëve të Brendshme, Kosova do të merr pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1,742 copë të armëve të vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC, transmeton Klan Kosova.
Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet nesër më 9 korrik, në ora 11.00, në Janjevë tek shkritorja. Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.