Lajmet e fundit

Me rastin e 4 Shkurtit-Ditës Botërore kundër kancerit, sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të mbahet një konferencë për media.
Në këtë konferencë, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla dhe kryetarja e Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Suzana Manxhuka-Kërliu do të flasin për rëndësinë e kësaj dite dhe hapat e ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe luftimit dhe kontrollit të kancerit në vendin tonë, transmeton Klan Kosova.
Kurse, duke filluar nga ora 10:30 Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit do të vizitojë fëmijët me kancer në Repartin e Hematologjisë të Klinikës së Pediatrisë.
Ndërkaq, nga ora 12:00, Shoqata e Onkologëve të Kosovës në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë në QKUK mbajnë takim informues për media në lidhje me sëmundjen e kancerit.