Gratë në Kosovë, edhe pse me vështirësi arrijnë të
sigurojnë një vend pune, pavarësisht kualifikimeve arsimore dhe përvojës së punës, ato paguhen më pak se sa kolegët e tyre meshkuj, thonë përfaqësues të punëtorëve.
Kjo dukuri aplikohet në sektorin privat dhe atë publik dhe kërkon trajtim të veçantë, thotë Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, duke shtuar se në këtë mënyrë po diskriminohet gjinia femërore, respektivisht po demotivohen që të kërkojnë punë.
“Është e vërtetë që janë të diskriminuara në tregun e punës, siç janë paga më të ulëta, pushimet, punësimet, e edhe te marrja pjesë në institucione. Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet kompetente që pozicioni i gruas duhet të jetë prezent ashtu siç i takon me ligj dhe mos të diskriminohen”, thotë Arifaj.
Në Kosovë gratë përfaqësojnë gjysmën e popullatës së përgjithshme, por pavarësisht kësaj, në tregun e punës, sipas shifrave zyrtare, vetëm 12 për qind e tyre punojnë. Edhe ato konsiderojnë se barriera kryesore mbetet niveli i ulët i pagës, por edhe paga më e ulët se për burrat.
Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë
klankosova.tv