Lajmet e fundit

Kosova po përballet me problemin e humbjes së biodiversitetit dhe humbjen e ekzistencës së shumë shtazëve, bimëve e drunjve të rrallë.
Këtë e tha edhe Ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani në Ditën Botërore të biodiversitetit, e cila u shënua me aktivitete të ndryshme në Rugovë dhe te “Burimi i Drinit të Bardh”, në Radavc të Pejës.
Ministri Agani u shpreh se nevojitet një përkushtim më i madh i faktorit njeri që këto trende të ngadalësohen e mundësisht edhe të ndalen, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se ruajtja e biodiversitetit është detyrë e shenjtë e secilit qytetar.
Kronikë nga Lirika Haliti.