Lajmet e fundit

Një vendbanim i shekullit të gjashtë (para erës së re) është zbuluar sot në Korçë gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, shkruan Top Channel;
Në atë vendbanim, që gjendet në zonën e Turhanit, janë rreth 800 varre.
Sipas Gjergji Kokit, kryetar rajonal i kulturës kombëtare në Korçë, zbulimet argumentojnë se këto zona kanë qenë të banuara qysh moti. Ai u shpreh se në këto gjetje ka të dhëna mjaft interesante për jetesën, kulturën dhe zakonet.
Gjatë gërmimeve për gazsjellësin TAP, më herët janë gjetur edhe vendbanime tjera të vjetra.