Lajmet e fundit

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror, njofton Klan Kosova.
“Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë ????... Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë...”, ka shkruar Cakaj në Facebook.