Lajmet e fundit

Në kuadër të edicionit të 14-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘’DokuFest’’, sot u mbajt edhe konferenca e tretë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin: Chris Torch nga Corners, Domenik Gagnon – regjisor i filmit “Of The North”, Frida dhe Lasse Barkfors – regjisorë të filmit “Pervert Park” dhe Pamela Cohn – kuruese e programit special “Sound of my Soul”.
Ndërkaq në kuadër të këtij Festivali Ndërkombëtar, sot foli edhe Chris Torch nga audienca e platformës së artistëve të Europës, Corners:
“Unë vetëm dua të them një gjë, kam udhëtuar shumë nëpër Europë dhe kam qenë në shumë festivale e nuk mund të them se kam parë ndonjëherë një vend ku qyteti dhe festivali ndërlidhet si këtu në Prizren.''
Veç të tjerash ai shtoi gjithashtu:
''Qyteti e ka mirëpritur festivalin, e ka bërë pjesë të tij, unë shoh shumë njerëz që lëvizin përreth, ndoshta disa prej tyre shkojnë për të parë filma, të gjithë pjesë e ambientit kulturor që festivali ka krijuar dhe unë me të vërtetë dua të ju uroj për këtë gjë’’.