Lajmet e fundit

Këtë të martë dhe të mërkurë në hapësirat e Klan Arenës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të organizojë edicionin e dytë të Vet Samitit 2023.
Ky Samit është i fokusuar në të ardhmen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, ku pjesëmarrës janë një numër i madh i punëtorive.
Këto punëtori do t'u ofrojnë pjesëmarrësve përvoja praktike dhe për nxitjen e profesionalizmit, zhvillimin e aftësive brenda sektorit profesional industrial.
Në këtë Samit morën pjesë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa ishte planifikuar që të jetë pjesë edhe kryeministrit Kurti, por që ky e anuloi pjesëmarrjen në minutat e fundit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.