Lajmet e fundit

Në kishën katolike të qytetit të Ferizajt është kremtuar dita e festës “Engjëlli i rojës”, njofton Klan Kosova.
Mesha është drejtuar nga Don Lush Gjergji i cili tha se kjo ditë sivjet shënohet si më e veçantë, pas shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ai si dhe besimtarë të tjerë nga kjo kishë ju lutën shenjtërisë së saj për mbrojtje dhe afrim me Zotin.
E pak ditë më parë rruga që çon deri të kjo kishë është emërtuar me emrin e të shenjtës Nënë Tereza.
Engjëll i rojës është një engjëll i cili, sipas traditës së krishterë, shoqëron çdo person në jetë, duke e ndihmuar atë në vështirësi.