Një 45-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje droge është arrestuar sot në Vlorë.
Ai u kap pas 3 muajsh pune nga policia. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Gjithashtu, policia edhe ka kontrolluar banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan 222 doza kokainë, një peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, dy celularë dhe një automjet.
"Finalizohet pas një hetimi 3-mujor operacioni policor i koduar “White Snow”, vihet në pranga një 45-vjeçar me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për shpërndarjen e drogave të forta në Vlorë. Sekuestrohen sasi kokaine dhe prova të tjera që lidhen me këtë veprimtari kriminale".
"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White Snow”.
"Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
"Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës", thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.