Lajmet e fundit

Trupat keniane vranë të hënën 10 militantë të al-Shabaab në Qarkun Lamu në bregun verior të Kenisë.
"Sot rreth orës 6:45 ushtarë të KDF-së që veprojnë në Lamu nisën një sulm ndaj militantëve të al-Shabaab” tha Paul Njhuguna, zëdhënësi i ushtrisë, transmeton Klan Kosova.
Al-Shabaab e njohur ndryshe si "Lëvizja Rinore e Muxhahidinëve" në vitin 2012, premtoi besnikëri ndaj organizatës militante islamike Al-Kaida.
Forcat Mbrojtëse Keniane kanë vrarë dhjetë anëtarë të grupit të al-Shabab dhe rimorën armë të tipit AK-47, "shtoi Paul Njhuguna.
Anadolu Agency, bwnw me dije se Lamu ka qenë një zonë e favorshme për militantët të cilët përfitojnë nga kufiri në mes Kenisë e Somalisë, për të kryer sulme që kanë vrarë më shumë se 150 oficerë policie dhe ushtarë gjatë 8 muajve të fundit.
Njhuguna tha se tre ushtarë të KDF-së u plagosën gjatë këtij operacioni, duke shtuar se një kërkim shpëtimi ishte duke u zhvilluar për të ndjekur militantët që mbijetuan dhe u arratisën drejt kufirit.
"Ushtarët janë në kërkim të militantëve të tjerë të cilët kanë ikur me lëndime. Për më tepër forcat e Kenias kërkuan nga vendasit të ndajnë informacione në lidhje më personat e dyshuar, me zyrtarët e sigurisë në këto zona," tha ai.