Lajmet e fundit

Policia në Karolinën e Jugut, kanë gjetur të gjallë një grua të “lidhur me zinxhirë si një qen” brenda një kutie.
Gruaja ishte deklaruar e zhdukur në fund të gushtit të këtij viti së bashku me të dashurin e saj, që ende nuk është gjetur.
Për këtë ngjarje është arrestuar një 45 vjeçar i quajtur Todd Kohlepp, transmeton Klan Kosova.

Gruaja i ka thënë policisë që është ushqyer dy herë në ditë por ishte ende shumë e tramatizuar pas kohës që ka kaluar në atë vend.
Nga polici, Chuck Ëright, vendi ku është gjetur gruaja është përshkruar si një vend i tmerrshëm. Pa drita, dritare dhe ajër të mjaftueshëm.
Mendohet që në atë vend janë të varrosur katër persona.