Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, bahet e ditur se deri më 20 shkurt janë numëruar 97.55 për qind e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.
E sipas të dhënave të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në tre komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë. /klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.