Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pike të prodhimit të energjisë me erë.
Kjo pikë do të ndërtohet në Kikë të Kamenicës nga kompania investuese “Air Energy”, njofton Klan Kosova.
“Si vend me potencial të volitshëm për prodhimin e energjisë së ripërtërishme nga era, Kosova po u përgjigjet kërkesave të zhvillimit të qëndrueshëm duke mbrojtur mjedisin”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.