Lajmet e fundit

Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?
Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rrallë që shikon nga Karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht Korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën, shkruan lapsi.al
Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën.
Ajo më pas u përdor, por më pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur publikonte prej andej videot e famshme si notar.
I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve.
Nga brenda asaj iu ndërrua pothuajse gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para.
Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve.
Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë. Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha.
Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës.
klankosova.tv