Lajmet e fundit

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar sot do të mbajnë konferencën e parë për shtyp në Hagë.
Në këtë konferencë pritet që administratorja e kësaj gjykate Fidelma Donlon të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara.
Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet.
Më pas, në konferencë edhe Prokurori David Schwendiman.
Siç njoftohet, ai do të flasë për emërimin e tij si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dhomat e Specializuara do të zhvillojnë gjyqe për pretendimet e ngritura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me datës shtatë janar 2011, ku pretendohen krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë selinë në Hagë, Vendet e Ulëta, dhe do të punësojnë gjykatës, prokurorë dhe punonjës ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.