Lajmet e fundit

190 punëtorë të stafit administrativ të Komunës së Skënderajt, sot kanë filluar grevën solidarizuese me kryetarin e Komunës Sami Lushtaku i cili aktualisht po vuan dënimin me burg, ka filluar grevë urie pasi nuk ka marrë tretmanin e duhur mjekësor për problemet shëndetësore nga të cilat ai vuan.
Zëdhënësi i Komunës Hajriz Loci, ka thënë se sot nuk ofrohen vetëm shërbimet administrative, ndërsa Qendra Klinike Universitare dhe emergjencat e tjera vazhdojnë punën.
Ai ka thënë se komunarët e Skënderajt po e konsiderojnë të padrejtë trajtimin që i është bërë atij dhe kanë vendosur të solidarizohen me të.