Lajmet e fundit

Në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave "Programi i Praktikës ".
Këto certifikata iu ndan brezit të dytë të praktikantëve të cilët kanë kryer praktikë gjashtëmujore në institucionet publike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ky program është financuar nga Qeveria norvegjeze dhe po zbatohet nga Zyra për çështje të komuniteteve.
Përmes tij synohet rritja e mundësive të punësimit të komuniteteve pas përfundimit të studimeve.
Praktikantët janë paguar me 150 euro në muaj për gjashtë muaj sa ka zgjatur praktika.