Lajmet e fundit

Armëpushimi prej pesëorësh i thirrur nga Rusia ka hyrë në fuqi në enkalëvn e Goutas Lindore në Siri, transmeton Klan Kosova.
“Regjimi sirian dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë vazhdojnë të sulmojnë Goutan Lindore, një lagje me popullsi të dendur pranë Damaskut, pavarësisht armëpushimit të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha në një postim në Twitter zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë të hënën se presidenti Vladmir Putin ka urdhëruar "pauzë humanitare" nga ora 9 deri në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale.
Shoigu ka thënë se do të hapet edhe një korridor humanitar për t’iu mundësuar civilëve të largohen nga zona e luftimeve.