Lajmet e fundit

Ditën e 24 marsit pati shumë vizitorë në varrezat e Dëshmorëve në Glloxhan.
Shumë qytetarë bënë homazhe në këtë vend për të shënuar Epopenë e Dukagjinit.
Përveç qytetarëve për nderime në këtë vend erdhëne dhe personalitete të ndryshme të njohura.
Në mesin e tyre ishte edhe Rifat Jashari, i cili tha se në këtë ditë janë mbledhur për t’i kujtuar bijtë e bijat më të mirë të kombit.
Edhe Princ Leka II pati vlerësime për luftën dhe sakrificën që populli i Kosovës pati për lirinë dhe pavarësinë.
Kronikë nga Klan Kosova.