Lajmet e fundit

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të festave të fundvitit, në Gjilan është hapur sot ekspozita “12 Muajt e Vitit 2018”, e cila është shpalosur në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” dhe është organizuar nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit Pamor.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, i cili ka përgëzuar nxënësit për punën që kanë bërë gjatë tërë vitit.
“Ju uroj për ekspozitën dhe ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë në ekspozimin e artit tuaj për dashamirët. Shpresoj shumë që në vitin e ardhshëm do të vazhdoni me suksese edhe më të mëdha. Kjo ekspozitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve maratonike në shënim të festave të fundvitit”.