Lajmet e fundit

Në Gjakovë sot do të mbahet akademi përkujtimore me rastin e shënimit të betejës së familjes Lleshi si dhe në nderim të katër dëshmorëve të kësaj familjeje.
Kjo akademi mbahet nën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, duke filluar nga ora 12:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”,
Në këtë akademi përkujtimore do të përkujtohen dëshmorët Mark Tunë Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, të rënë dëshmorë më 07. Gusht 1998, dhe Prend Zef Lleshi dhe Memë Zef Lleshi, të rënë dëshmorë më 28 janar 1999.
Ndërkohë, do bëhet edhe promovimi i pullave postare nga Posta e Kosovës kushtuar katër dëshmorëve.