Lajmet e fundit

Praktika e të bërit punë vullnetare, ka filluar të zë vend edhe në Kosovë. Janë dy vajza nga Gjakova – Mjellma Vula dhe Dea Saraqini – ato që me vetiniciativë kanë nisur një projekt që do t’i hyjë në punë dikujt për mirë.
Mjellma dhe Dea, do të shesin ëmbëlsira e çdo cent që do të grumbullohet, do t’i dedikohet Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë – vendi ku strehohen gratë që janë viktimë e dhunës në familje.
Organizimi i vajzave gjakovare, do të zërë vend në qendrën e qytetit të Gjakovës në parkun e “Nënë Terezës”, ne datat 18, 19 dhe 20 shkurt.
Kushdo që e ka vullnetin e mundësinë, mund të dërgojë diçka nga kuzhina e vet, e nëse jo mund të blejë diçka nga ëmbëlsirat që Mjellma dhe Dea do t’i servojnë në tendën e tyre gjatë ditëve të fundit të javës.