Lajmet e fundit

Sekretarja e shteti të Georgisë, Brad Raffensberger, ka thënë se atje do të rinumërohen votat e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.
Ajo gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se atje kanë mbetur për t'u numëruar 4,169 vota, dhe tetë mijë vota të ushtrisë të cilat janë me postë, transmeton Klan Kosova.
"Tani për tani, Georgia është shumë pranë rezultatit. Me një diferencë kaq të vogël do të ketë një rinumërim në Georgia".
"Interesi për zgjedhjet tona padyshim që shkon përtej kufijve të Georgias, Rezultati përfundimtar në Georgia, në këtë pikë, ka implikime të mëdha për të gjithë vendin”, ka thënë Raffensberger.
Në Georgia deri tani është duke prirë Joe Biden, shkruan BBC.